Kriza energjitike/ Tabaku tregon pse politika e çmimeve në vend do ta përkeqësoje situtën

23 Shtator 2022, 16:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Kriza energjitike/ Tabaku tregon pse politika e çmimeve në vend do

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku së bashku me një grup deputetësh ka marrë pjesë në mbedhjen e Entit Rregullator të Energjisë ku është diskutuar për vendimin e marrë nga qeveria Rama për rritjen e çmimit të energjisë. 

Në diskutimin e saj Tabaku është shprehur se Furnizuesi i Sherbimit Universal (FSHU) ka aplikuar në ERE në datën 20 Shtator për vendosjen e fashës prej 800 Kwh dhe çmimin për konsumin mujor mbi këtë nivel për konsumatoret familjare.

Kërkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblesë së Pergjithshme të Aksionereve të KESH të cilët kanë përcaktuar që çmimi për konsumin mbi 800 Kwh/muaj për konsumatorët familjarë të jetë 34.3 leke/këh.

Por sipas Tabakut do të ishte e nevojshme një analizë kosto-përfitime për ndryshimin e politikës së çmimeve të shitjes së energjise elektrike për 3 muajt e mbetur te vitit si:

1. Përfitimet e pritura janë ulja ne sasine e konsumuar te energjise elektrike nga familjarët.

2. A është gati kompania të beje leximin e matesave korrekt çdo 30 ditë, kur vendimi po merret në një kohë kaq të shkurtër?

3.Nga ana tjeter, ekzistenca e fashes do të nxise konsumatorët të nderhyjne në matesa për t'i manipuluar të tregojnë me pak se 800 kwh/muaj. 

Për sa kohë këto vazhdojnë të jene problem atëhere kjo mund të jete një tjetër kosto e kesaj politike çmimesh, është shprehur Tabaku në diskutimin esaj.

Pjesë nga diskutimi i deputetës Tabaku:

Për rivendosjen e fashës dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kwh/muaj për konsumatorët familjare.

Furnizuesi i Sherbimit Universal (FSHU) ka aplikuar në ERE në datën 20 Shtator për vendosjen e fashës prej 800 Kwh dhe çmimin për konsumin mujor mbi këtë nivel për konsumatoret familjare. Kërkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblesë së Pergjithshme të Aksionereve të KESH të cilët kanë përcaktuar që çmimi për konsumin mbi 800 Kwh/muaj për konsumatorët familjarë të jetë 34.3 leke/këh.

Bazuar në llogaritjet e FSHU, konsumi mbi 800 Kwh për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor përbën rreth 7% te konsumit total të tre muajve bazuar në shifrat e vitit 2021 por edhe të parashikimit të bërë nga FSHU në aplikim.

FSHU raporton një rritje në kostot e blerjes nga KESH të energjisë elektrike, për familjarët për konsumin mbi 800 kwh/në muaj, me 1.8 miliardë lekë, rreth 15.6 milionë Euro, për shkak të vendimit të Asamblese së aksionereve për rritjen e çmimit nga 2.6 ne 34.3 lekë/këh.

Gjithashtu FSHU parashikon edhe rritje te kostos për njesi për borxhin e keq, dhe kërkon që shpenzimet për njesi te FSHU të bëhen 8.65 leke/këh nga 8.50 leke/këh që kanë qenë më parë.

Në total FSHU llogarit që çmimi i shitjes për konsumatoret familjarë për sasinë mbi 800 kwh/muaj të jet 42 leke/këh.

•FSHU e paraqet kërkesën në ERE me arsyen se i  janë rritur kostot e blerjes se energjise elektrike nga KESH, dhe kërkon që këto të reflektohen në çmimin e shitjes për sasinë mbi 800 kwh/muaj për konsumatorët familjare ashtu sikurse është edhe vendimi i asamblese se aksionereve te KESH.

•Llogaritjet kompania i bën bazuar në parashikime për sasinë që do të konsumohet mbi 800 kwh/muaj nga abonentet familjare. Në aplikim nuk jepet asnjë informacion se cila është struktura historike e konsumit nga familjaret për këto 3 muaj, të paktën e 3 viteve të fundit. Kjo do të shërbente për të pare se si e ka bere parashikimin kompania në raport me historikun. Nuk kuptohet nese parashikon renie të numrit te abonenteve që konsumojnë mbi 800 kwh/muaj, apo edhe rënie te konsumit mbi 800 kwh/muaj, në rast se çmimi rritet nga 9.5 ne 42 leke/këh.

• Duke u nisur nga fakti që qeveria e paraqet këtë si masë për të reduktuar kërkesën për energjine elektrike, do të ishte e nevojshme një analize kosto-përfitime për ndryshimin e politikës së çmimeve të shitjes së energjise elektrike për 3 muajt e mbetur te vitit.

- Perfitimet e pritura jane ulja ne sasine e konsumuar te energjise elektrike nga familjaret, dhe kuptohet nepermjet rritjes se cmimit nga 9.5 ne 42 mbulimin e kostove te blerjes nga importi te energjise elektrike.

-Kostot nga rivendosja e fashes dihen, ato qe kane qene arsyet per te cilat u hoq ne vitin 2015. A është gati kompania të beje leximin e matesave korrekt çdo 30 ditë, kur vendimi po merret në një kohë kaq të shkurtër? Nëse jo, kjo do të shkaktoje probleme në leximin korrekt e si rrjedhoje do rrisë ankesat e konsumatoreve për faturat e rritjen e mospagesave.

-Nga ana tjeter, ekzistenca e fashes do të nxise konsumatorët të nderhyjne në matesa për t'i manipuluar të tregojnë me pak se 800 kwh/muaj. Kjo do të ishte e pamundur nëse kompania do të kishte investuar në vendosjen e matesave inteligjente, ose qoftë edhe rruajtjen e bokseve kolektive të matesave ne ndërtesat me shumë banore. Për sa kohë këto vazhdojnë të jene problem atëhere kjo mund të jete një tjetër kosto e kesaj politike çmimesh.

Bazuar në sa me lart nëse nuk jane bere analizat e duhura dhe nuk janë marrë masat e duhura rrezikon që kjo politike çmimesh në vend të përmirësojë situatën, ta përkeqësoje atë.

Po ndodh...