Kryeministri bullgar shuan shpresat e Shqipërisë: Asnjë shans për të hequr veton!

23 Qershor 2022, 12:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri bullgar shuan shpresat e Shqipërisë: Asnjë shans

Shpresa e ndezur një ditë më parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shuar sërish nga qeveria bullgare, pasi kryeministri Kiril Petkov deklaroi se nuk ekziston asnjë shans që vetoja ndaj Maqedonisë të hiqet. Megjithatë ai la të kuptonte se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Pas rënies së qeverisë bullgare mbrëmjen e kaluar, asnjë parti politike në Bullgari nuk dëshiron të humbasë fytyrën përpara zgjedhjeve të parakohshme. Petkov, tani në cilësinë e ish-kryeministrit, i qëndron qëndrimit të tij se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës franceze.

Petkov tha se i pëlqente “personalisht” propozimi francez, por nuk i takonte atij, por parlamentit të merrte një qëndrim.

Duke folur me gazetarët në pragun e samitit të Ballkanit Perëndimor, Petkov shpjegoi se parlamenti bullgar duhej të nxirrte dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

“Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së”, tha ai.

Ai theksoi se opozita bullgare përdori çështjen maqedonase për të shantazhuar kabinetin e tij sa herë që kishin frikë se do të zbulohej korrupsioni që nga koha e tyre në detyrë.

 

Po ndodh...