Ku i gjete milionat për resortin?, Xhaçka- Agron Shehajt: Ke blerë mandatin e deputetit!

23 Qershor 2022, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Ku i gjete milionat për resortin?, Xhaçka- Agron Shehajt: Ke

Menjëherë pas fjalës së ministres së Jashtme Olta Xhaçka e cila sqaroi historinë e satusit “investor strategjik” të bashkëshortit, deputeti Agron Shehaj ka reaguar me tone të larta duke i kërkuar llogari se ku i kanë gjetur milionat, për të ndërtuar resort me pesë yje.
Në replikë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë shkelur asnjë ligj, ndërsa e ftoi deputetin Shehaj ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Kurse për milionat ajo i kujtoi deputetit Shehaj se ka paguar për të fituar mandatin që ka.
Replikat:
Shehaj: Pasi kanë qëndruar në pushtet për 8 vite bëhen me resorte. Ky është fakt, dokumenti është fakt, ju thoni janë broçkulla. Nëse është thjesht si thoni ju, Kushtetuta Shqipëria është vend i korruptuar dhe Kushtetuta ka një nen që ndalon që ju të fusni duart në pronat publike. Ju nuk turp vini këtu me xhepa bosh dhe dilni me resorte me pesë yje. ku i gjetët milionat, dil këtu dhe thuaj ku i gjetët milionat.
Xhaçka: Zoti Shehaj nuk ka turp më të madh se ë vish këtu të hysh në parlament duke paguar për mandatit e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar. Ju ftoj a çoni çështjen në Gjykatë Kushtetues edhe do të merrni përgjigjen .Por fillimisht ju ftoj të informoheni.

Po ndodh...