“Kujdes kur vë firmën!”/ Debat mes Vangjelit dhe Bardhit: Do ishte mirë që disa letra mos t’i nisje

Në emisionin Log. në Neës 24 të moderatorit Endri Xhafo u zhvillua një debat mes analistit Lorenc Vangjeli dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
Vangjeli i tha Bardhit nëse ka bërë një kallëzim katër vite më parë për dy deputetë të PD-së për falsifikim të vulave dhe stampave, kur ai ishte kundër Sali Berishës. Bardhi mohoi një gjë të tillë, ndërsa shtoi se tensionet janë sheshuar tashmë në Partinë Demokratike.
Lorenc Vangjeli: Do ishte mirë që Bardhi disa letra mos t’i kishte nisur.
Gazment Bardhi: Pa merak, Lorenc. Ti mos u shqetëso. Çdo letër që mban firmën time mbaje në xhep se me atë letër nuk të gjen asgjë.
Lorenc Vangjeli: Nuk pendohesh?
Gazment Bardhi: Zero, të jesh i sigurt për këtë. Për çdo letër që firmos unë mbaje në xhep e ndihu i sigurt. Nëse nis një letër e nis në cilësinë time zyrtare dhe në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Lorenc Vangjeli: Ndoshta do të duhej të përputhni juristin edhe politikanin.
Gazment Bardhi: Gjithmonë e bëj këtë.
Lorenc Vangjeli: Keni bërë kallëzim për falsifikim të vulave dhe stampave për dy deputetë të opozitës. Është vërtetë? Katër vite më parë, nuk është e vërtetë?
Gazment Bardhi: Nuk është e vërtetë.
Endri Xhafo: Z.Bardhi, besoj kjo do të thotë që bëj kujdes kur vë firmën.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
