Kujtesë për SPAK/ Tre vite nga kallzimi i Bardhit në emër të PD, për Kuvendin e falsifikuar të Berishës në stadium

13 Dhjetor 2024, 21:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Si sot 3 vite më parë, (13 Dhjetor 2021), Partia Demokratike në atë kohë me në krye Lulzim Bashën, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, sot zëvendës i Sali Berishës kallëzoi në SPAK 5 përfaqësues të "Rithemelimit", për falsifikimin e vulës së Partisë Demokratike. 

Të paditurit janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli. Këta të fundit ishin organizatorët e Kuvendit të 11 Dhjetorit, ku sipas rezultateve të votimit, ata miratuan një statut të tyrin si dhe shkarkuan kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në njoftimin për media të selisë blu në atë kohë thuhej se: “Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë“, vijonte njoftimi.     

 Ishte pikërisht ky Kuvend i Sali Berishës i cili më pas u njoh nga Gjyqtari Agron Zhukri dhe sërish në 11 Qershor të këtij viti nga gjykata e Apelit Tiranë e cila i dha vulën dhe legjimitetin e PD Sali Berishës. Por në asnjë nga 3 gjyqet, (Njëherë në Fakt dhe 2 herë në Apel) që janë zhvilluar gjatë 3 viteve për këtë çështje të rëndësishme, konflikti asnjëherë nuk u gjykua në Themel. Pra a ishte legjitim dhe në përputhje me Statutin e partisë "Kuvendi i stadiumit". Këtë shqyrtim gjyqësor e shmangu në mënyrë skandali,e veçanërisht edhe trupa Apelit në 11 Qershor të këtij viti, edhe pse ishte urdhëruar nga Gjykata e Lartë pas rekursit nga "Rithemelimi".

Kujtesë për SPAK/ Tre vite nga kallzimi i Bardhit në emër

Aktualisht çështja është në gjykatën e Lartë e çuar nga PD e Lulzim Bashës, e cila e ka pranuar shqyrtimin në Themel, pra hetimin e legjimitetit të Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021 të Berishës. Kujtojmë sërish se fiks 3 vite më parë, Gazment Bardhi, ka depozituar në SPAK kundër "Rithemelimit", kallzimin për falsifikim dhe përdorim të stampave dhe vulës. Çfarë po bën SPAK me këtë kallëzim?!/Alfapress.al