Kujtim Gjuzi: Berisha 5 drejtues qarqesh i ka njerëz të Sorosit

Përgatitja e partive të vogla opozitare për zgjedhjet e 11 majit u diskutua në ‘Studio Live’ me kreun e Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi, avokatin Zaçe Islami dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë.
Gjuzi komentoi për Arbër Hitajn edhe propozimin e Berishës për dy gjinitë. Sipas tij, Berisha po kopjon Trump, por në grupimin e tij ka njerëz që mbështesin lëvizjen LGBT, duke përmendur me emrin Gazment Bardhin.
'PKK ka udhëhequr koalicionin në 2021, janë tjetërsuar 83 mijë vota. Lulzim Bashës kam thënë i është vjedhur karrigia e kryeministrit. Kemi bërë të pamundurën. Ne menduam që një grupim dhe një tjetër që udhëhiqet nga Berisha, nëse nuk bëhen bashkë të gjithë grupet atëherë Rama i ka marrë zgjedhjet. Kemi bashkëbisedime, por nuk mund të shesim partinë dhe të themi që do bëjmë liderin zëvendësin e Bashës. Partinë nuk e merr dot. Në bashkëbisedim ka pasur ide si duhet të dilet në një koalicion. Ka ndryshuar gjithçka. Berisha ka 400 mijë vota.
Na pëlqen s’na pëlqen, është varianti i Trump. Berisha nuk mund të jetë lideri i një katundi. Shqipëria është nga të parët vende në Evropë. Berisha ka unin e tij. Uni i tij e ka dërguar deri këtu që udhëhequr PD-në që nuk është parti konservatore. Është parti liberale. Ka kreun e grupit mbështetës të LGBT, plus 5 drejtues qarqesh janë njerëz të Soros. Plus një zë shumë afër. Korçë, Berat, Fier, Durrës, Tiranë, gjeji emrat. Do shkosh në protestë, nuk del kollaj Tirana në protestë. U fut në konflikt me Xheni Karajn. Vajza e Bim Karajn, që i hidhte pëllumbat Berishës kur dilte në mitingje. Nëse ka një organizim, unë nuk pranoj molotovin. Po protestë të fortë.'
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


