Kulluri: Komisioni ‘Xhafaj’ po tenton të fusë ujë në themelet e reformës në drejtësi, PS kampione e korrupsionit

11 Dhjetor 2024, 18:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Kulluri: Komisioni ‘Xhafaj’ po tenton të fusë ujë

Edvin Kulluri, një prej themeluesve të partisë ‘Djathtas 1912’, i ftuar në Report Tv komentoi deklaratat e Ramës për reformën në drejtësi. Kulluri tha në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj se përfaqësuesit e PS janë kampionët e të akuzuarve nga SPAK për korrupsion dhe jo kampionët e reformës në drejtësi.

Kulluri hedh sërish akuza ndaj komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, se përmes të tij po tentohet të preket SPAK, edhe pse Rama sqaroi sot se nuk ka asnjë skenar të tillë.

“Janë kampionët e të akuzuarve për korrupsion nga SPAK, më shumë se sa kampionët e reformës. Varet si e sheh, monedhat kanë dy anë. Rama sheh njërën anë, unë tjetrën. Besoj që me këtë moment politik, duhet thënë që bilanci i deritanishëm i reformës në drejtësi është që SPAK dhe GJKKO janë duke bërë një punë të mirë me shumë vështirësive dhe pengesave të faktorëve politik. Fus këtu edhe komision Xhafa, po mundohet të fusë ujë në themelet e reformës. Kuvendi nuk duhet ta shihet veten si kundërshtarë të SPAK, partitë e mëdha politike e shohin SPAK si armik, jo si një pushtet tjetër që duhet lënë të bëjë punën e tij”, tha Kulluri.

Përfaqësuesi i PD, Skerdjan Dhuli thotë se mbështetja më e madhe për prokurorinë speciale janë kallëzimet përmes drejtorisë së Antikorrupsionit në PD.

“Mbështetja më e madhe që mund ti vijë një institucioni siç është prokuroria në këtë rast ka vetëm një formë, me kallëzime. PD me departamentin e saj juridik, prokurorisë i bën nderin më perfekt që mund ti bëhet, i kopsit kallëzimit në mënyrë aq perfektë saqë prokuroria thjesht duhet të ndërtojë akuzën”, tha Dhuli.
Por, mes tyre pati debate pasi Kulluri kujton sulmet e ashpra që opozita bën ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani.