Kulluri sulmon Agron Shehaj: Nga ai mbaj mend vetem humbjen dhe takimin me Veliaj

16 Dhjetor 2024, 20:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Kulluri sulmon Agron Shehaj: Nga ai mbaj mend vetem humbjen dhe takimin me

Në një intervistë për Euronews Albania, një prej themeluesve të partisë “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri, ka treguar se kur është njohur me zotin Shehaj. Kulluri tha se takimi i parë me Shehaj ka ndodhur në vitin 2015, kur Erion Veliaj ka nisur fushatën në zyrat e Shehajt. Ai shton se Shehaj ka qenë një faktor kyç në humbjen e Partisë Demokratike në Vlorë në vitin 2017.

Pjesë nga intervista

Edvin Kulluri: Hera e parë që jam njohur me zotin Shehaj, ka qenë kur Erion Veliaj ka qenë në zyrat e tij në 2015-ën, e ka nisur fushatën në zyrat e zotit Shehaj. Për më tepër nuk di të them ndonjë gjë tjetër. Dhe e di që është faktori kryesor për humbjen në 2017-ën në Vlorë. Këto i di për zotin Shehaj.

Mirela Milori: Ka qenë deputet i PD-së.

Edvin Kulluri: Drejtues i qarkut me një rezultat mizerabël në Vlorë.

VIDEO

 

 

Po ndodh...

ide