Kush e zëvendëson Yuri Kim/ Presidenti Biden zgjedh diplomatin David Kostelancik, ambasador në Shqipëri

24 Janar 2023, 08:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Kush e zëvendëson Yuri Kim/ Presidenti Biden zgjedh diplomatin David

Presidenti i SHBA ka nominuar David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë.

Kostelancik është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar. Aktualisht shërben si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.

Kostelancik ka shërbyer më parë si Zëvendës Shef i Misionit dhe si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA në Hungari. Ai ka shërbyer si Drejtor i  Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore, Drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse,  në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve.

Kostelancik ka shërbyer  dy herë në Ambasadën e SHBA në Rusi. Po keshtua ka shërbyer në Misionin e SHBA në OSBE në NATO, në Tiranë, dhe në Ankara. Me origjinë nga Illinois, ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, ku fitoi një Master të Shkencave. Ai gjithashtu mori një diplomë Master të Arteve nga Universiteti i Miçiganit. Flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Po ndodh...

ide