Kushtetuesja ngriu dekretin e Begajt, reagon KQZ: Kemi pezulluar menjëherë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
Gjykata Kushtetuese pezulloi dje zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar se që nga vendimi i GJK është pezulluar procesi i përgatitjes së zgjedhjeve për Tiranën, por vijon normalisht për 5 bashkitë e tjera.
Celibashi: Që do të thotë në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera, përjashto Tiranën. Bashkia e Vlorës, Berat, Tepelenë, Cërrikut dhe Matit. Kjo është situata, ndoshta është më me dobi që të presim pyetjet dhe të japin shpjegime për çfarë mund të rezultojë e paqartë ose me nevojë për tu sqaruar më shumë .
Mendoj përkëdo është e qartë që në momentin që Kushtetuesja pezullon për atë pjesë të dekrtetit të Begaj është sikur ai dekret të mso ekzistojë përkohësisht në një lloj mënyre. Dhe do të ishim në thyerje të Kushtetutës, në shkelje të Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin përgatitor të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Ndaj e thashë që në krye të herës bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të duhet ta respektojmë vendimin e saj.
Në gjykimin tim është e qartë, KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me procesin zgjedhor në Bashkinë e Tiranës. Është çështje në dorën e Kushtetutes për të vendosur lidhur me akimimin që është bërë nga zoti Veliaj në lidhje me vendimin ëpr shkakrimin e tij. Do të vendosë Gjyakta Kushtetuese mbi këtë çështje dhe më pas do të shohim për më tej, por kjo është e sigurt KQZ nuk po bën asnjë veprimtari që lidhet me procesin zgjedhor për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet në 9 nëntor kjo për shkak të vendimit të Kushtetuteses.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

