
Lapaj: SPAK po pret lidhjet e politikës me krimin, qytetarët të mos qëndrojnë pasivë

Në emisionin “Open” në News24, me një panel të ftuarish, është diskutuar mbi dosjen e fundit të SPAK, ku faktohen lidhjet e krimit me politikën, apo se si zyrtarë të Policisë së Shtetit janë vendosur në shërbim të grupeve kriminale.
Adriatik Lapaj, koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet” tha se është një hap shumë i rëndësishëm përpara i SPAK për të prerë lidhjet e politikës me krimin.
“Këta koka të grupeve kriminale janë zgjatime të politikës, të cilëve politika u kërkon vota, ndërsa vendosin totalisht nën ndikimin e tyre zonat ku banojnë. Këto sillen si çifligarë. Kjo goditje e SPAK është një dritë në fund të tunelit, një apel që iu drejtohet qytetarëve për tu bashkuar, për të mbështetur edhe SPAK, në goditjen që po bën”, tha Lapaj.
Ai u shpreh këto lidhjet e politikës me krimin, apo lidhjet e zyrtarëve të policisë të lidhur me krimin, duhet të trajtohen si tradhëti kombëtare dhe të dënohen minimalisht 25 vjet burg.
“Ato policët që i blenë edhe vetë këpucët e tyre, tradhëtohen nga ata shefat që i gjehen 3 mln euro pasuri.
Qytetarët nuk duhet të rrijnë pasiv. Këtu na ka dalë politika e lidhur me krimin, krimi i lidhur me policinë, pra e keqja është politika. Qytetarët përmes votës duhet të ndryshojnë politikën”, tha Lapaj.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128