
Largimi i Braimllarit nga PL/ Blushi: Hyri në SPAK me teserën e Partisë së Lirisë dhe doli me teserën e PS-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i ftuar në studion e News 24, komentoi largimin e Endrit Braimllarit nga Partia e Lirisë. Blushi theksoi se Braimllari hyri në SPAK me teserën e Partisë së Lirisë dhe doli me teserën e PS-së.
“Ai hyri në SPAK me teserën e PL dhe doli nga SPAK me teserën e PS. Disa persona janë marrë peng nga SPAK.
Është fakt që anëtarësia jonë është shtuar akoma më tepër, kjo është dëshmi tjetër e zgjerimit të pandalshëm të partisë sonë. Sot në Konventë janë shtuar anëtarët e Partisë së Lirisë.
Braimllari vetëofrohet si meme në rrjetet sociale. Sesi ai ka hyrë me teserën e PL dhe ka dalë me teserën e PS, duhet ta sqarojë Dumani. Janë njerëz që nuk meritojnë asnjë vëmendje”, tha Blushi,
Tedi Blushi nënvizoi se presidenti i PL Ilir Meta do të jetë deputet në Tiranë.
“Ishte një rrëmbim banditesk ai i z Ilir Meta dhe janë edhe 100 ditë nga zgjedhjet e 11 majit. Objektivi ynë është fitorja në zgjedhjet e 11 majit.
As Rama, as Dumani, as McGonigal nuk mund ta nxjerrin me dhunë Ilir Metën nga politika. Meta do fitojë vota masive në zgjedhje e do jetë deputet i ardhshëm.
Jemi një forcë politike që zgjerohemi dhe shqiptarët i besojnë programit tonë. Programi ynë do të votohet masivisht nga shqiptarët. Meta do jetë kandidat për deputet në qarkun e Tiranës”, deklaroi Blushi.
I pyetur nëse Zonja Monika Kryemadhi u ftua në konventën e PL, Blushi nënvizoi se Partia e Lirisë nuk lidhet me njerëz të caktuar, por kauzat e saj janë të shenjta për kombin shqiptar.

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128