‘Le Monde’ klasifikon Ramën në atlasin vjetor të gjeopolitikës në botë si autoritar dhe Shqipërinë vend me korrupsion endemik!

10 Dhjetor 2024, 14:29 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Le Monde’ klasifikon Ramën në atlasin vjetor të

Prestigjozja franceze, ‘Le Monde’ në altasin vjetor të saj, ku klasifikon demokracitë dhe autokracitë në botë, e ka renditur Shqipërinë dhe Edi Ramën në vendet autoritare në botë.

Autori i shkrimit është JEAN-BAPTISTE CHASTAND një nga gazetarët më të mirë të Ballkanit

Edhe një media tjetër me prestigj ndërkombëtar në botën perëndimore i shtohet listës së demontimit të fasadës së pushtetit të Edi Ramës.

Ndër të tjera në artikull shkruhet:

Kryeministri Edi Rama u shfaq në vitin 2023 si mjeshtër në artin e tij për t'u paraqitur si një shtyllë moderimi dhe stabiliteti në një skenë ballkanike të trazuar, ndërkohë që ishte i paaftë për të zbutur polarizimet e thella në skenën politike shqiptare, pjesërisht për shkak të prirjeve të tij autokratike.

Z. Rama nuk është shkëputur plotësisht nga metodat e tij autoritare të qeverisjes, nuk ka përmirësuar lirinë e shtypit dhe ende duhet të dëshmojë vullnetin e tij të vërtetë për të luftuar kundër një korrupsioni endemik.

‘Le Monde’ klasifikon Ramën në atlasin vjetor të



Po ndodh...