
Lefter Gështenja: Kur mundohesh të hapësh gropën të tjerëve dhe bie vetë brënda!

Deputeti i Partisë Demokratike,Lefter Gështenja në një status të tij në Facebook ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-oficerit të FBI McGonnigal.
Gështenja shkruan në statusin e tij se sipas akt akuzës zyrtare të Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në ShBA, ish-oficeri i FBI i marrë si i akuzuar, McGonnigal, mori në vitin 2017 një shumë prej 225,000 dollarë nga një shtetas amerikan, ish-zyrtar i shërbimeve shqiptare të sigurisë gjatë regjimit komunist (Personi A).
Në të njëjtën kohë, McGonnigal ruante marrëdhënie të pandërprera me Edi Ramën.
Postimi i plotë:
Sipas akt akuzës zyrtare të Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në ShBA, ish-oficeri i FBI i marrë si i akuzuar, McGonnigal, mori në vitin 2017 një shumë prej 225,000 dollarë nga një shtetas amerikan, ish-zyrtar i shërbimeve shqiptare të sigurisë gjatë regjimit komunist (Personi A).
Në të njëjtën kohë, McGonnigal ruante marrëdhënie të pandërprera me Edi Ramën.
Është i njëjti i akuzuar që në cilësinë e funksionarit të FBI nxiti këtë agjensi federale që të fillojë hetimet ndaj lobistit amerikan të partisë politike opozitare, pra Partisë Demokratike të Shqipërisë duke përdorur informacione dhe akuza që i servireshin nga kontakti i McGonnigal, ish-funksionari i Sigurimit të Shtetit.
Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist.
Lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.
• Ai udhëton në Shqipëri në nëntor të vitit 2017 ku dyshohet se u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në dhjetor të po atij vitit, Rama, McGonnigal dhe ish-funksionari i Sigurimit të Shtetit darkojnë së bashku.
• Menjëherë pas darkës, në 4 janar 2018 ish-funksionari i Sigurimit të Shtetit komunist i dërgoi oficerit të FBI McGonnigal informacione rreth lobistëve të partisë opozitare, të cilat McGonnigal ua kaloi kolegëve të tij në FBI një ditë më pas.
• Më datë 22 Janar 2018, McGonnigal mori një tjetër informacion nga ish-funksionari i Sigurimit të Shtetit, i cili nga ana e tij këtë informacion e kishte marrë nga zyra e kryeministrit Edi Rama.
• Në 21 – 24 Shkurt 2018, McGonnigal udhëtoi në Tiranë përsëri bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit.
• Dy ditë më vonë, 26 Shkurt 2018, FBI në Neë York hapi hetimet kundër lobistit amerikan me kërkesë dhe nën drejtimin e McGonnigal. Njerëz nga rrethi i ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit lehtësuan intervistimin e dëshmitarëve në Europë duke ndërmjetësuar takimet me agjentët e FBI dhe duke paguar biletat e dëshmitarëve.
• Në 4 Mars 2018, i akuzuari McGonnigal drekon përsëri me Edi Ramën dhe ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit.
• Në 26 Prill deri në 2 Maj 2018 ai udhëtoi përsëri në Shqipëri i shoqëruar nga ish-funksionari i Sigurimit të Shtetit.
Asnjë nga udhëtimet e McGonnigal në Shqipëri apo shuma prej 225,000 dollarë që ai mori nga ish-funksionari i Sigurimit të Shtetit komunist nuk u deklaruan në FBI siç e kërkon ligji amerikan.
ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128