Ligji i ri në shtator/ Ish-komunistët dhe personat "non grata" jashtë parlamentit!

10 Gusht 2022, 18:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Ligji i ri në shtator/ Ish-komunistët dhe personat "non

Kuvendi i Shqipërisë do e nis punën e tij në shtator me ndryshimin e ligjit për hapjes e dosjeve të bashkëpunëtorëve.

Në Kuvend janë depozituar disa nisma si nga mazhoranca ashtu dhe opozita.

Ndërsa Kryetari i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla në rrjetet sociale thotë se do të miratohen propozimet e autoritetit të dosjeve për të rishikuar certifikatat e pastërtisë që janë dhënë nga komisionet e mëhershme, për politikanë të cilëve u kanë dalë prova të reja si bashkëpunëtorë.

“Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, shkuan Balla.

 

Po ndodh...