Lindja e parakohshme e vajzave dhe kritikat e bashkëshortit, rrëfehet Jorida Tabaku

17 Maj 2024, 23:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Lindja e parakohshme e vajzave dhe kritikat e bashkëshortit, rrëfehet
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mbajtur një profil të ulët të jetës së saj personale. Ajo nuk ka folur asnjëherë mbi jetën romantike e raportin me bashkëshortin, Sajmirin.

E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter-Pan” në Tv Klan, ajo zbuloi se ai është kritikuesi i saj më i madh.

Tristan: Të kritikon burri për gjërat që thua në Parlament?

Jorida Tabaku: Është kritikuesi im më i madh, më këshillon çfarë të bëj më mirë. Unë e dëgjoj sepse më ndihmon të përmirësohem. Kur flas, kur debatoj e ka gjithmonë një mendim.

Sot Jorida Tabaku është nënë e lumtur e binjakeve Arba dhe Iris, dhe djalit Dren. Mirëpo, momenti i lindjes së binjakeve nuk ka qenë aspak i lehtë. Kjo pasi vajzat e saj kanë lindur prematurë, para kohe.

Duke folur për këtë periudhë të vështirë, Jorida rrëfeu se si e përjetoi atë: “Një moment që na ka forcuar së dyve, edhe mua, edhe Saimirin. Kur kthejmë kohëm pas themi se nuk ka si shëndeti.”

 

Po ndodh...