''Liria ka emër'': Edi Rama shpërndan videon ku James Rubin goditi Prokurorinë në Hagë

16 Shtator 2025, 19:41 / POLITIKË ALFA PRESS

''Liria ka emër'': Edi Rama shpërndan videon ku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një pjesë nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në të cilën ky i fundit kritikon ashpër Prokurorinë Speciale për mënyrën se si është trajtuar ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“LIRIA KA ËMËR ????????❤️????????

Nga dëshmia ë ish-Ndihmës Sëkrëtarit amërikan të Shtëtit, Jamës Rubin, në Hagë ku një procës shtangës ka njollosur këq drëjtësinë ndërkombëtarë…” – shkruan Rama, duke shpërndarë pjesë nga deklarata e Rubin.

Në dëshminë e tij, Rubin shprehet i shqetësuar për faktin se Thaçi ka qëndruar pesë vjet në paraburgim, ndonëse ishte dorëzuar vullnetarisht.

“Fakti që i akuzuari ka qenë në burg për pesë vjet pasi vullnetarisht iu vetëofrua Gjykatës në një kohë kur ishte gati të bënte një marrëveshje paqe me udhëheqësin serb, më shqetësoi. Që politika të ndërhyjë në sundimin e ligjit – kjo më shqetëson. Më shqetëson që ai do të ishte në burg për pesë vjet para se çështja mund të fillonte.”

Po ndodh...