Luftë brenda PS-së/ Romina Kuko sulmon Spiropalin: Reformatorët e vonuar kërkojnë protagonizëm
Deputetja socialiste Romina Kuko i është kundërpërgjigjur koleges së saj Elisa Spiropali, duke rrëzuar publikisht narrativën e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë” që ish-ministrja po promovon duke dal dhe

përballë Edi Ramës.
Në një analizë mbi protestat dhe zhvillimet politike, Kuko duket se i drejtohet pa e përmendur drejtpërdrejt Spiropalin, duke vënë në dyshim legjitimitetin e atyre që pretendojnë të flasin në emër të qytetarëve pa paraqitur një ekip, një program apo një vizion konkret.
“Qytetarët duhet të pyesin se kush flet në emrin e tyre, kë po ndjekin dhe cili është plani. Nëse këto mungojnë, atëherë mungesa e përgjigjeve është përgjigjja vetë”, shkruan Kuko.
Deputetja socialiste shkon edhe më tej, duke goditur figurat që sot shfaqen si reformatorë, por që sipas saj kanë dështuar të lënë gjurmë edhe në sektorët që kanë drejtuar më parë.
“Nuk është rastësi që po shtohen zërat reformistë të njerëzve që janë provuar e riprovuar në pushtet dhe nuk kanë reformuar dot as fushën që kanë pasur në dorë”, thekson ajo.
Mesazhi i Kukos lexohet si një kritikë direkte ndaj Spiropalit, e cila pas largimit nga qeveria është shfaqur gjithnjë e më kritike ndaj drejtimit aktual të Partisë Socialiste dhe ka artikuluar nevojën për një “ripërtëritje” të saj.
Por për Kukon, kjo gjuhë e re politike nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje personale për protagonizëm.
Sipas saj, thirrjet për ndryshim pa program, pa ekip dhe pa përgjegjësi politike rrezikojnë të dëmtojnë rrugën europiane të vendit.
“Ata që flasin për ripërtëritje pa ofruar asnjë alternativë reale, po përdorin një gjuhë të bukur për qëllime shumë më modeste se sa pretendojnë”, shprehet deputetja.
Përplasja vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Spiropalit dhe drejtuesve të PS-së duken gjithnjë e më të ftohta. Që prej largimit nga Ministria, ish-ministrja ka zgjedhur të artikulojë qëndrimet e saj kryesisht përmes rrjeteve sociale, duke qëndruar larg aktiviteteve politike të partisë.
Spiropali i është përgjigjur thirrjes së Edi Ramës, i cili deklaroi se është gati të presë draftin për “Shqipërinë e re”.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, duke folur për protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u bëri thirrje protestuesve por edhe përfaqësuesve të politikës që të sjellin draftin e tyre për “Shqipërinë e re”, ndonëse shprehu skepticizëm se një plan i tillë ekziston.
Por Spiropali ka sfiduar Ramën duke u zotuar se do të ketë një “Marrëveshje të re për Shqipërinë”. Sipas saj, për ta arritur këtë, fillimisht Partia Socialiste duhet të gjejë forcat e të vetëpastrohet.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128