
“Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti”/ Rama në Roskovec: Merrni për dore burrat dhe djemtë! Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, duke kërkuar votën për në 11 maj.
Rama tha se në 11 maj një shumicë absolutë duhet të vendosë që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
“Merreni në dorë fatin evropian të Shqipërisë, duke marrë në dorë fatin evropian të Shqipërisë të marrin për dore të gjithë burrat dhe djemtë dhe një shumicë më e madhe se asnjëherë tjetër të vendosur që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE dhe të gjithë fëmijët tuaj të marrin pasaportën evropiane”, tha Rama.
Kryeministri po ashtu kishte diçka edhe për kryetaren e bashkisë Majlinda Bufi, të cilën e quajti “Shtrigë që i duhej qytetit”.
“Forca përpara, edhe njëherë shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë tuaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, saqë mjafton të shohësh rreth e rrotull dhe e kupton që vetëm një shtrigë mund ta bënte këtë qytet. Nuk rrija dot pa e thënë edhe këtë”, mbylli fjalimin e tij Rama.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128