
Marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve, Hasani: Historike për progresin e Shqipërisë drejt BE-së

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë nënshkruar një marrëveshje historike bashkëpunimi për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri.
Lidhur me këtë marrëveshje, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në platformën X, ku e ka quajtur këtë marrëveshje një moment historik për rritjen e shpejtë ekonomike të Shqipërisë dhe progresin drejt integrimit në BE.
Hasani, ndër të tjera, shprehet se Tirana është në rrugën e duhur për t’u bërë një qendër kryesore ekonomike rajonale.
“Marrëveshja e Vendit Pritës e nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) është një hap i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e shpejtë ekonomik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE!
Mirënjohës ndaj kontributit të vazhdueshëm të BEI, e cila ka mbështetur Shqipërinë që nga fillimi!
Financimi në rritje dhe ekspertiza do të ndihmojnë në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, si dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor! Tirana, e vendosur të rritet si një qendër ekonomike rajonale”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128