Mbahen sot zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, çelen qendrat e votimit

9 Nëntor 2025, 08:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbahen sot zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, çelen qendrat e

Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në pesë bashki, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.

Në këto bashki garojnë kandidatët e Partisë Socialiste dhe kandidatët e mbështetur nga forcat e opozitës.

Në bashkinë Vlorë, për postin e kryetarit të bashkisë garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, kandidati Gjergji Nika, i propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidati Dionis Sota i mbështetur nga opozita.

Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.

Në Bashkinë Tepelenë, kandidatët janë Gabriel Guma i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës nga Partia Socialiste dhe Pavlo Shkarpës i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat organizative dhe logjistike për zhvillimin e procesit zgjedhor në kushte normale dhe të sigurta.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 18:00.

Po ndodh...

ide