Mbyllet dita e dhjetë e tubimit madhështor në Tiranë/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Bashkohuni më 10 qershor

10 Qershor 2026, 00:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet dita e dhjetë e tubimit madhështor në Tiranë/

Pas afro 6 orëve është mbyllur protesta madhështore në kryeqytet! Një organizim i veçantë qytetar, pa asnjë incident dhe problematikë, ku protestuesit lëshuan thirrje të forta antiqeveritare, ndërsa kryefjalë e kërkesave të tyre është dorëheqja e Ramës.

Shembull, qytetari, energji, rini. Kjo protestë ishte ndër më madhështoret, si për nga pjesëmarrja po ashtu edhe për nga qëndresa dhe vendosmëria e tyre.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, jehoi gjatë gjithë protestës.

Tubime janë organizuar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet ritheksuar se protesta e organizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufijve. Ndërsa nesër më 10 qershor është bërë thirrjet që tubimit t’i bashkohet edhe Diaspora.

Me thirrjet “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, Edi Rama në burg Berisha në burg”, qytetarët kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe theksojnë se nuk do të dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës.

Po ndodh...

ide