Mbyllet pas 1 ore protesta e opozitës, Berisha paralajmëron mobilizim kombëtar: Të përgatitemi!

Ashtu siç pritej, ka zgjatur fiks 1 orë protesta e sotme e opozitës, 8 dhjetor, para godinës së Kryeministrisë, vend të cilin kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar “Sheshi i Lirisë”.
Para se në foltore të ngjitej për të folur kryetari Berisha, fjalën e morën përfaqësues nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe deputetë opozitarë. Mes atyre që mbajtën fjalime ishin edhe ish-Studentë të Dhjetorit 1990, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë dhe lëvizjes studentore.
Në Ditën e Rinisë, Berisha theksoi se “gjenerata Z ka përmbysur diktatura mizore në vende të ndryshme të botës dhe është bërë zëdhënëse e betejës për liri të shoqërisë njerëzore”.
“Të mbajmë misionin deri në fitore sepse Edi Rama, është armik i egër i lirive të shqiptarëve!”, u bëri thirrje qytetarëve.
“Sot, pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste. Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot. E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta. Por ata vazhduan dhe fituan. Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD. Parti e themeluar nga studentët e dhjetorit, e idealeve të dhjetorit”, deklaroi Berisha.
Kreu i demokratëve në fjalën e tij bëri thirrje mes të tjerash për mobilizim të protestave të fuqishme nga opozita dhe demokratët, deri në largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.
Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.
Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha.
Teksa PD mban protesta për të rikthyer pluralizmin, javën e fundit ka pasur zhvillime jo fort të favorshme për këtë forcë politike. Ish-deputeti demokrat, anëtar Kryesie, Ervin Salianji, e ka thënë publikisht se ky subjekt politik ka nevojë të riformatohet.
Megjithatë, përtej pritshmërive, ai u pa në protestën e sotme. Më herët, ai ka bërë me dije se bashkë me Ilir Alimehmetin, si dhe disa nga demokratët më të votuar në zgjedhjet e 11 majit, kanë nisur një tur takimesh nëpër qytete, për hapjen dhe ripërtëritjen e Partisë Demokratike.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

