
“Me Edi Ramën shkohet në të shkuarën!”- Berisha: Nuk integrohemi dot në BE kur kryeministrit i del emri në dosjet e krimit dhe jepen licenca kanabisi për të blerë vota

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me qytetarët në njësinë numër 7 në Tiranë, është shprehur se Shqipëria nuk mund të integrohet kurrë në BE teksa kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet më të mëdha të krimit në Shqipëri.
Më tej ai tha se në BE Shqipëria nuk mund të shkoj kur në vend shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat dhe në zyrën e kryeministri vjen pasardhësi i Sinaloas së Meksikës.
Berisha theksoi se Shqipërinë në BE do ta integrojë PD, duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet.
“Askush nuk do mashtrohet nga tundja e asaj pasaporte, sepse me Edi Ramën shkohet drejt së shkuarës, varfërisë, shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, sundimit të krimit, të përqendrimit të të gjitha pushteteve…”, tha Berisha.
Berisha: Shqipëria do ta integrojmë ne në BE, ne jemi AND-ja e integrimeve. Do e integrojmë duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet. Shqipëria s’mund të shkojë në BE kur arrestohen liderët e opozitës për t’i marrë mandatin, s’mund të shkoj në BE ku shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat, s’mund të shkojmë në BE kur në zyrën e kryeministri vjen pasardhësi i Sinaloas së Meksikës, nuk shkon vendi në BE kur kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet më të mëdha të krimit në Shqipëri dhe Evropë, në Amerikë e ka të hapur.
Unë shpresoj se askush nuk do mashtrohet nga tundja e asaj pasaporte, sepse me Edi Ramën shkohet drejt së shkuarës, varfërisë, shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, sundimit të krimit, të përqendrimit të të gjitha pushteteve , pasurive, fondeve në duar të një grupi që nuk është gjë tjetër përveçse ndërmarrje e përbashkët, shtet dhe krim, krim dhe shtet.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128