“Me Sazanin i ke hapur gropën vetes”, Kokalari tregon pse e bllokoi Edi Rama; një mesazh edhe për Berishën

12 Gusht 2025, 21:34 / POLITIKË ALFA PRESS

“Me Sazanin i ke hapur gropën vetes”, Kokalari tregon pse e

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka publikuar në rrjetet sociale, arsyen sepse Kryeministri Edi Rama e ka bllokuar, ndërsa shprehet se me ishullin e Sazanit ai i ka hapur gropën vetes në SHBA. Bëhet fjalë për kontratën që Qeveria ka bërë me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump, sipas të cilës kompani të lidhura me Kushner do të realizojnë një projekt 1.4 miliardë dollarë në të vetmin ishull që ka Shqipëria, dhe që për dekada me rradhë ka shërbyer si një fortifikatë ushtarake, gjatë kohës së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.  

Kokalari ka publikuar në rrjet mesazhin që i ka dërguar Edi Ramës që në 17 gusht 2024, ku i ka thënë se me Sazanin ka hapur gropën e tij. Aktivistja shprehet se i qëndron kësaj deklarate edhe sot.

Por një mesazh Kokalari e ka edhe për Berishën, i cili një ditë më parë pohoi se nuk është në dijeni që Kryeministri ta kishte shitur ishullin e Sazanit te dhëndri i Trump.

“Nëse doni ta dini pse më bllokoi Edi Rama, më poshtë keni mesazhi e 17 Gushtit të 2024, dhe ishte pikërisht se i thashë se me Sazanin ka hapur gropën e vet!!

Qëndroj mbas kësaj deklarate dhe sot!

“Me Sazanin i ke hapur gropën vetes”, Kokalari tregon pse e

Ndërkohë zgjuarsia kujton se i ka krahët e ngrohta se i fali pa pikë turpi një ishull të tërë të huajve.

Për këtë çmenduri nuk di çfarë thonë 'miqtë' e tij për të, këtu në Amerikë. E pra, disa i di unë se fatkeqësisht ndajmë shumë miq të përbashkët amerikanë. Të them tallen masivisht, është pak!

Por nejse, ndërkohë Sali Berisha s'di asgjë dhe është në apati të plotë...

Unë nuk di në çfarë planeti jetojnë këta njerëz, por asnjë nga këto afere mafioze dhe korruptive s'do kalojnë, dhe kur dynjaja thotë që unë s’kam asnjë filtër, realisht s'kam asnjë filter, pak rëndësi ka për kë bëhet fjalë.

Tashti mediat që urrejnë Berishën, nuk do ta publikojnë këtë postim se kanë frikë nga Rama...

Ja u kam thënë media të lirë në Shqipëri s’ka!!”, shkruan Kokalari.

Po ndodh...

ide