Mendimi i qytetarëve për partitë dhe koalicionet, krahasimi në 3 muajt e fundit

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për pëlqyeshmërinë për partitë politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhjet e 14 majit.
52.6% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për Partinë Socialiste. Ndërkohë 44.3% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ dhe 3.1% nuk janë shprehur.
25.7% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për koalicionin Bashkë Fitojmë. Ndërkohë 55.3% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 19% janë përgjigjur nuk e di. 16.2% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Partinë demokratike të drejtuar nga Enkeled
Alibeaj. Ndërsa 77.8% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 6.5% janë përgjigjur nuk e di.
Në 3 muajt e fundit, mendimi pozitiv për Partinë Socialiste është rritur nga 47% që ishte në shkurt në 59.5% në mars dhe ka pasur një ulje në 52.6% në Prill.
Ndërsa mendimi negativ për PS është ulur nga 50.7% që ishte në shkurt në 37.2% në mars, dhe ka pasur një rritje në 44.3% në prill.
Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ishte në shkurt në 24.1% në Mars, por është ulur në 16.2% në prill.
Ndërsa mendimi negativ nga 77% në shkurt ka rënë në 72.4% në mars, dhe në prill është rritur sërish duke shkuar në 77.3%.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
