“Ç’mendon për Flamurin dhe Albanën?”/ Bamir Topi: Nuk e vë në punë inteligjencën në këto raste, nuk kam mendim…

14 Korrik 2025, 22:54 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ç’mendon për Flamurin dhe Albanën?”/ Bamir

Bamir Topi, ish funksionar i PD-së në vitet 2000 dhe më pas president dhe kryetar i FRD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, refuzoi që të jepte një opinion për drejtuesit aktualë të PD-së, duke u shprehur se nuk i konsideronte ata. Por ai shprehu keqardhjen për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike, sepse, sipas tij, ajo është parti me kontribute reale në të shkuarën. 

Rakipi: Ç’mendim ke për udhëheqësit e tanishëm të PD-së, Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu?

Topi: Nuk kam mendim, nuk kam mendim.

Rakipi: Domethënë e paske lënë mendimin ti tani?

Topi: Jo, nuk kam mendim për ata. Njeriu vë trurin, inteligjencën dhe gjithçka tjetër në punë kur ka diçka për ta konsideruar. Unë nuk e konsideroj më.

Rakipi: Nuk e konsideron më?

Topi: Jo, absolutisht. Ti mund të jesh humbës në një betejë, por kur me koshiencë kërkon të ruash privilegjet që të jep të qenurit, qoftë edhe kryetar i opozitës, apo ata që marrin rroga të majme në parlament...

Rakipi: Po mirë, nëse të thonë hajde tani. Dërgon Flamurin ai dhe i thotë “shko te Bamiri!”, siç të thanë edhe në 1996-ën, se edhe atëherë një njeri dërgoi ai, të thirri dhe vajte. Tani ai dërgon prapë se ka nevojë shumë, vazhdimisht ai ka nevojë. në 1996-ën kishte nevojë të madhe, ndodhi 1997-a kishte nevojë. Vazhdimisht ai ka nevojë se dalin shumë grupe armiqësore dhe tani vjen Flamuri dhe ta thotë ty, si Doktori: Bamiiir! Çfarë do të bësh ti? Do të vesh prapë si në 1996-ën, apo?

Topi: Do t’i them faleminderit, bëji të fala Doktorit! Po sjell një situatë hipotetike dhe unë në mënyrë hipotetike po të them se çfarë do t’i them.

Rakipi: Ti aty nuk afrohesh më? Jo po të pyes se nuk dihet çfarë ndodh.

Topi: Ti ke hall që të shkoj, apo të mos shkoj?

Rakipi: Po që të rregullohet PD-ja, edhe mund të shkosh. Të ribëhet ajo parti.

Topi: Po si ribëhet ?

Rakipi: Të hapet, të hyjnë të gjithë njerëzit. Këtë i kam thënë në një shkrim.

Topi: Po pse ku jemi, te Black Friday ku presin orarin për t’u futur për të blerë?

Rakipi: Partitë politike janë grumbullime masive të njerëzve, ti nuk mund t’i mbyllësh dyert, siç i mbylli ai me Lulin disa kohë.

Topi: Unë kam një keqardhje të madhe jo për ata që janë atje, por për historikun e PD-së, sepse një pjesë të saj e kam edhe unë dhe ajo është parti me kontribute reale.

Rakipi: E ke vënë re kush vjen aty tani? Fatmiri ngjit shkallët, pastaj shkon bën fotografi me kongresmenët. 25 parti mblodhi herën e fundit...

 

Po ndodh...