Merret vendimi nga Gjykata e Lartë, Veliaj mbetet në burg
2 Tetor 2025, 14:48 / POLITIKË

Gjykatën e Lartë ka shqyrtuar rekursin e Erion Veliajt, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Gjykata vendosi të mospranojë rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj.
Në dokumentet që ka paraqitur, kërkon zbutje të masës së sigurisë se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërkon ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza.
Kujtojmë se Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë, ndërsa Presidenti i hapi rrugë zgjedhjeve të reja vendose më 9 nëntor, edhe pse ai ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

