Mes shumë debateve/ Kuvendi miraton aktin normativ për kompesimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit

30 Qershor 2022, 18:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Mes shumë debateve/ Kuvendi miraton aktin normativ për kompesimin e

Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro , akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit. Akti Normativ i hap rrugë kompensimit nga shteti të 300 kompanive të ndërtimit që kanë projekte publike.

109 në votim; 75 pro; Kundër 33;1 abstenim

Ky akt ka sjellë debate mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar aktin dhe e cilësoi si një hap të nevojshëm për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi nuk mund të lejojnë që ekonomia të ngadalësohet. Ministrja tha se ky akt është pjesë e paketës anti-krizë, ndërsa shtoi se do të përfitojnë 300 kompani ndërtimi, të cilave do tu kompensohet 5-30% e materialeve të ndërtimit.