Meta akuzon Braimllarin: Dorëzoi te patronazhistët listën me 12 mijë veta që do votonin për mua, donte t’i zinte vendin Tedi Blushit

27 Maj 2025, 16:07 / POLITIKË ALFA PRESS
Meta akuzon Braimllarin: Dorëzoi te patronazhistët listën me 12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar 8 mijë shqiptarët që votuan për të në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por ka hedhur akuza edhe ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë i cili kaloi me PS, Endrit Brahimllarit.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarët, Meta, e akuzoi Endrit Braimllarin pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.

Ai tha gjithashtu se Braimllari dorëzoi te patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit.

Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit...”, tha Meta mes të tjerave.

Po ndodh...

ide