Meta paralajmëron për Ramën: Ia kam të gjitha dosjet!

22 Shtator 2022, 22:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta paralajmëron për Ramën: Ia kam të gjitha dosjet!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar pretendimet se ka qenë ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Teksa përmend dosjen e publikuar, Meta u tha se ka informacione dhe dosje për kryeministrin Edi Rama, por pa e sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

Gjatë emisionit “Top Story”, ai është pyetur se pse nuk i publikon, ndërkohë që Meta u shpreh se çdo gjë do të vijë në kohën e duhur.

Meta: Ia kam dosjet të gjitha.

Balla: Pse nuk i nxjerr, është krim mospublikimi i tyre kur i di

Meta: E kam gjithnjë në kohën e duhur. Ai (Edi Rama) kujton se do i fshihet përgjegjësive duke shpikur këto…

Ish-Presidenti, që ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se betejën e ka të fituar, pasi figura e tij është e pastër.

Meta: Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme.

Po ndodh...