Meta publikon foton e “SuperBerishës”: O bëhemi kampionë të vlerave të Lirisë, o nuk i duhemi më kësaj toke

22 Prill 2024, 13:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta publikon foton e “SuperBerishës”: O bëhemi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i’u bën thirrje dhe njëherë qytetarëve të bashkohen në Pallatin e Kongreseve, për t’i dhënë Lirisë, siç thotë ai dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët.

Ilir Meta ka publikuar një foto të peshëngritësit Muharrem Berisha, ndërsa shkruan se “ose bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”.

Me këtë foto të SuperBerishës tonë ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve një javë energjike në këto ditë historike për Partinë e Lirisë! Në 27 Prill, në ora 10:00, takohemi në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë Lirisë dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët. O bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”, shkruan Meta.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128