Meta: Transaksionet financiare i ka bërë Monika Kryemadhi, unë kam firmosur në mirëbesim

13 Qershor 2024, 16:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta: Transaksionet financiare i ka bërë Monika Kryemadhi, unë
Ilir Meta, President i PL-së, tha se ai nuk është marrë as me çështjet e pronave dhe as ato financiare, në familjen e tij, duke u shprehur se për gjithçka është marrë Monika Kryemadhi, bashkëshortja e tij.

Më pyesin në SPAK a ke diskutuar me Monikën në shtëpi, se ne kështu flasim të gjithë, lidhur me lëvizjet e llogarive bankare apo pronat? Ia thashë që nuk jam marrë asnjëherë me çështjes pronash dhe llogarish, i kam firmosur çdo vit në mirëbesim edhe deklaratat e pasurisë, por nuk e di se çfarë ka bërë Monika, aty e kishin dje le ta pyesin”, tha Meta.

Presidenti i PL-së tha se është pyetur nga SPAK nëse mban mend për veprimet e kryera nga Monika Kryemadhi për tërheqjen e parave nga llogaritë e bankave, ndërsa Meta tha se nuk ka dijeni, pasi ata kanë pasur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë pagesat për fëmijët, por unë nuk jam marrë fare me këtë proces, pasi është marrë Monika Kryemadhi.

Presidenti i PL-së tha se ai është marrë dhe merret me politikë dhe është i gatshëm të ballafaqohet me këdo jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej oqeanit, pasi nuk kam bërë asgjë në kundërshtim me ligjin.

 

Po ndodh...