Metaj thirrje Dumanit: Merri florinjtë dhe fabrikat e mia, jepja shqiptarëve, jam gati të vdes...

17 Prill 2024, 12:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Metaj thirrje Dumanit: Merri florinjtë dhe fabrikat e mia, jepja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai i bëri thirrje Dumanit që t’i sekuestrojë pasuritë e tij të supozuara, florinjtë apo dhe fabrikat dhe t’ua shpërndajë shqiptarëve.

Ai tha se ¼ e shtëpisë së tij, do ia fal motrës, që kujdeset dhe për prindërit e tyre. Meta kujtoi dhe kohën kur krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, kur në pushtet ishte Nano.

Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. 

Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano. Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. 

Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dalë deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi”, tha Meta.

Ai tha se nuk i trembet drejtësisë teksa tha se SPAK-u mund të sekuestrojë marrë të gjitha pronat e tij dhe t’ia japë popullit.

Ai e quajti Dumanin “pistoletë në duart e Edi Ramës”. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ai tha se kreu i SPAK-ut dridhet para kryeministrit Rama të cilin e quajti “kryehajdut”.

Ai tha se kreu i qeverisë dhe kryebashkiaku Veliaj po shpëtohen nga SPAK-u që po arreston drejtorë pa asnjë vlerë për të shpëtuar dyshen.

Dumdumani të gjitha vilat e mia ti’i sekuestrojë e t’ia japë popullit. këtu e vë krevatin te selia. Po të harrojë ai me atë çantën që lëviz si teveqel që të marr PL-në e t’ia çojë Edi Ramës.

Presidenti edhe duhet të vdesë për të mbrojtur integritetin e vendit, Kushtetutën. Por ky djali (Tedi Blushi) nuk e kishte për detyrë ta mbronte detin. Prandaj e kam këtu në krahun tim të majtë. Kam nevojë për kapedana ejo çimka.

Këta po arrestojnë drejtorë për të shpëtuar Erion Veliajn. Po Veliaj e ka firmën aty, të zezë mbi të bardhë. Po arrestojnë drejtorë për të shpëtuar Edi Ramën. Po arrestojnë ministra për të shpëtuar Edi Ramën.

Dumani dridhet si lepur përara kryehajdutit Edi Rama. Do vijë momenti që populli do marrë vendime për të arrestuar ndonjë kryebashkiak e ndonjë prokuror që bashkëpunon me këta hajdutë” – tha Meta.]

 

Po ndodh...