Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë

18 Janar 2025, 08:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vizitoi Kievin një ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Hasani thekson se zhvilloi takime me presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyn, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

“Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane” shkroi Hasani në X.

 

Po ndodh...