Ministri Hoxha pret zyrtarin britanik: Ngremë skuadra të përbashkëta hetimore

19 Shkurt 2025, 12:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Ministri Hoxha pret zyrtarin britanik: Ngremë skuadra të

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim kreun britanik të Komandës për Sigurinë Kufitare për Ballkanin Perëndimor, Tony Buswell, me të cilin zhvilloi një bisedë, të cilën e vlerësoi si mjaft të frytshme dhe me interes për të palët.

Përfaqësuesi i autoritetit britanik shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Abbott.

Komanda e Sigurisë Kufitare është Njësi e krijuar së fundmi në Ministrinë e Brendshme në Angli, me detyrë sigurimin e kufijve përmes kontrollit të emigracionit ilegal dhe doganave.

Ministri Hoxha ka kërkuar që të zgjerojnë hapësirat e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të ndryshme, përmes ngritjes së skuadrave të përbashkëta.

“Bazuar mbi protokollet e nënshkruara mes dy palëve, theksova se kemi dhe jemi në kërkim të hapësirave të tjera për të zgjeruar bashkëpunimin përmes skuadrave hetimore të përbashkëta,” u shpreh Ministri, në një postim në rrjete sociale.

Bashkëpunimi i derisotëm me autoritetet britanike është mjaft efikas dhe vlerësohet si një histori suksesi.

“Bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe britanike për parandalimin e migracionit të paligjshëm po rezulton shumë pozitiv, duke ulur ndjeshëm hyrjet ilegale të shqiptarëve në Angli.

Operacioni “Marewood” është një histori suksesi, në përmirësimin e bashkëpunimit operativ ndërmjet forcave të zbatimit të ligjit.

Ky bashkëpunim është thelluar përmes funksionimit të Task Forcës së përbashkët, pjesë e së cilës është edhe Kosova, e synimi është të zgjerohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,” – shprehet Ministri Hoxha, pas takimit.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128