Humbi! Me këmbë të mbarë!
Nga Enver Robelli

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja përse ministri Peleshi ka shkuar në ambientet e SPAK-ut.
Zyrtari i PS-së është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:50 të mëngjesit të së martës (5 mars).
Mësohet se ai ishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.
Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK.
Niko Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017.
Ndërsa në periudhën shtator 2017-janar 2019 ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.