"Mosbindja Civile" sërish protestë para bashkisë Tiranë, përplasje me qytetarët pas bllokimit të rrugës
24 Janar 2025, 11:39 / POLITIKË

"Mosbindja Civile" ka dalë sërish në protestë ditën e sotme para bashkisë së Tiranës.
Ndërsa një incident është regjistruar kur një qytetar është përplasur me protestuesit që bllokuan rrugën në orën 11:00.
Sipas protestuesve, Policia nuk ka marrë masa për të devijuar trafikun, ndonëse ishte e njoftuar për protestën.
Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që përpiqeshin të kalonin nëpër zonën e bllokuar.
Sakaq, policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa drejtues të PD , prezentë në tubim kanë akuzuar policinë për provokimin e protestuesve duke mos garantuar qarkullimin e mjeteve në zonë.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
