“Mua nuk më çmendin dot sepse i çmendur jam”/ Habit Rama: Nuk jam normal

24 Prill 2024, 19:41 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mua nuk më çmendin dot sepse i çmendur jam”/
Kryeministri Edi Rama njihet për deklaratat tepër “pikante” dhe batutat që nuk i mungojnë. Edhe se fundmi, në një intervistë televizive, nuk i ka kursyer batutat për veten e tij, teksa tha se është i çmendur.

Ai  kujtoi një episod nga fushata e zgjedhjeve të tij të para si kryetar bashkie i kryeqytetit në vitin 2000, ku kundërshtari e cilësonte si jo normal. Rama tha se në atë kohë nuk e kundërshtoi, por deklaronte se Tiranës nuk i duhej aspak një njeri normal.

Mua nuk më çmendin dot, se që kur kam hyrë në politikë e kam pranuar që jam i çmendur. Kur kemi bërë garën e parë për kryetar bashkie, ai nuk më kujtohet as kush ishte kundërshtari se u bënë shumë vjet thoshte, ju keni nevojë për njeri normal, Edi Rama nuk është normal. Se kujtonin se unë do thosha jo unë jam normal. Unë i thosha jo. Ju nuk keni nevojë për njeri normal, se njeriu normal këtë çmenduri dhe anormalitet nuk e ndryshon dot. Ju keni nevojë për një njeri anormal. Natyrisht kjo ka dhe të këqijat e veta. Por shqiptarët nuk kanë gabuar”-, shprehet Rama.