"A po e mendoni largimin?"/ Berisha nënkryetares së FRPD: Mos bini pre e propagandës, bëni krahasimin mes meje dhe Ramës

17 Janar 2026, 13:33 / POLITIKË ALFA PRESS
"A po e mendoni largimin?"/ Berisha nënkryetares së FRPD:

Dy anët e të njëjtës medale të Tranzicionit korruptiv dhe lëngonjës 35 vjeçarë të vendit, Rama dhe Berisha, janë futur në garë se kush është e keqja më e vogël. Sali Berisha pasi nga vetë nēnkryetarja e FRPD, Desada Xhetani, mbi idenë se “nuk ka alternativë” ndaj Edi Ramës dhë në këtë situatë, "a e ka menduar largimin nga drejtimi i PD", deklaroi se kjo është propagandë e Edi Ramës. 

Sipas Berishës, kjo narrativë, shmang qëllimisht ballafaqimin me faktet, bilancet dhe përgjegjësitë konkrete të secilit. Ai kërkon që gjykimi politik të mos bazohet në slogane, por në rezultate, pasuri, vendimmarrje dhe pasoja reale për vendin.

Berisha: Mos bini viktimë e propagandës së Edi Ramës se nuk ka alternativë ndaj tij, bëni krahasimin mes meje dhe atij

Desada Xhetani: Doktor, Rama është në ditën më të keqe dhe largimi është çështje dite. Por një nga arsyet që po mbahet edne është edhe mungesa e alternativës politike që ta zëvendësojë. Ju e mendoni kështu dhe a po e mendoni largimin?

Faleminderit Desada. Ka një propagandë të tillë dhe duhet të ruhesh dhe të mos biesh viktimë e saj.
Se për të rënë viktimë e saj, duhet të pranosh alternativë Edi Ramën.
Edi Rama në të vërtetë është e keqja më e madhe që kanë pasur shqiptarët pas Enver Hoxhës në histori.
Ata që duan të mbrojnë Edi Ramën shtrojnë një alternativë të tillë.
Por PD është një forcë politike që ka transformuar Shqipërinë me vepra dhe jo me fjalë.
Dekada, në tetë vite PD ka administruar një buxhet total prej rreth 30 miliardë euro se ka qenë parti e taksave të ulëta.
Por me ato 30 miliardë euro ka mbidyfishuar rrogat dhe pensionet.
Ka nxjerrë Shqipërinë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Me ato 30 miliardë euro kjo qeveri ka ndërtuar në Shqipëri autostrada, superstrada, rrugë rurale, parësore, dytësore, tretësore.
Ka ndërtuar tunele dhe ura.
Ka ndërtuar mbi 1300 shkolla dhe kopshte.
Mbi 720 sisteme kanalizimesh dhe ujësjellasash.
Në qeverisjen e saj, për ata që duan të krahasojnë të krahasueshmen, Shqipëria u krahasua në NATO, mori propozimin për statusin e vendit kandidat, firmosi MSA-në.
Po në qeverisjen e saj, Shqipëria nga fundi i botës në përdorimin e internetit, mos harro se interneti ishte 4.8 përqind penetrimi i tij në vitin 2006, arriti në 63 përqind penetrimi i tij.
Pra, nga inekzistent u arrit në moshën e Shqipërisë dixhitale. Atë vit mesatarja e Europës ishte 64 apo 66 përqind.
Një kthesë e madhe e jashtëzakonshme u bë në energjetikë. U firmosën kontrata për ndërtimin e 430 hidocentraleve, ndër të cilat më të mëdhatë, siç është Devolli.
Por kryeprojekti ishte TAP, në të cilin Shqipëria pas Azerbajxhanit luajti një rol kryesor.
Dhe sot Europa merr, korridori kryesor nuk është më në duart e rusëve,por është një gazsjellës që vjen direkt nga Azerbajxhani në Itali, dhe Shqipëria ka çdo mundësi për të qenë një nyjë e rëndësishme e shpërndarjes, por nuk përfiton asnjë litër për shkak të qëndrimit të këtyre qeveritarëve.
Pra, cilido që flet për alternativë, të marrë të krahasojë dy personat. Duhet krahasuar kjo.
Edi Rama dhe jo vetëm Edi Rama, por edhe diplomatë korruptokratë, bënë çdo gjë për të hapur padi penale ndaj Sali Berishës.
Çfarë doli pas hetimit 4-vjeçar dhe vetingut të veprimtarisë së tij 35-vjeçare? Doli se ai dhe fëmijët e tij nuk kishin thyer kurrë ligjin. Asnjëherë.
Doli që ai u akuzua tërësisht falso, akuza ndaj tij ishte një piramidë mashtrimi.
Se toka që kishte marrë dhëndri i tij ishte toka e gjyshërve të dhëndrit.
Se ajo nuk ishte shpronësuar kurrë nga autoritetet italiane, por ishte konfiskuar nga regjimi komunist.
Dhe se nga dhjetëra zyrtarë që kishin firmosur procesin e njohjes, të kthimit të pronës, parablerjes së objekteve të qeverive të majta dhe të djathta, sot nuk ka asnjë zyrtar në ndjekje, nga dhjetëra, se kanë zbatuar ligjit.
Dhe është vënë Sali Berisha me akuzën false se ka dhënë tokë të shpronësuar në një kohë kur gazeta zyrtare e asaj kohe tregon se toka ishte e pronarëve, toka nuk u shpronësua, por u rekuizua për një afat kohor 6-mujor.
Tjetër se duhet të bëjmë krahasimet.
Hetimi i pasurisë së Sali Berishës për 32 vite tregon se 100 mijë euro kursime bashkë me të shoqen e tij dhe një apartament 40 metër katrorë më të madh se atë që kishte në diktaturë.
Të marrim pak Edi Ramën, në vitin 2013, OSBE publikoi raportin ku thotë se Edi Rama ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro.
Jo vetëm kaq, por në qoftë se për Sali Berishën nuk ke dëgjuar njeri të thotë se i dhashë një qindarkë, Edi Rama është i akuzuar në mënyrë të përsëritur se më kërkoi 1 milion, se më koërkoi 600 mijë, se më kërkoi kaq dhe aq.
Se duhet t’i marrim gjërat siç janë për të shpërbërë propagandën e asaj që thonë se nuk ka alternativë.
Le të shkojmë pak tek martesa e fundit e Edi Ramës, u martua me një pallat një pajë. Një pallat i zonjës Rama, për të cilin ajo nuk paraqiti dot asnjë faturë ndërtimore, tatimore, doganore apo bankare.
Një pallat që sikur mbiu, dhe kur u pyet se si u ndërtua, është ndërtuar me para gjaku, tha.
Kur u pyet Edi Rama për pallatin, u përtyp dhe nuk u përtyp se duhet të fliste për vilën e tij.
Unë kam pasur rroga më të larta se ai në detyrën time, por unë thashë dhe njëherë kam arritur të kem 100 mijë euro kursime dhe të blej një apartament 40 metra më të gjerë se ai që kisha.
Ai jeton në saraje 720 metra themelet e gjata, ndërtuar me materiale ultra të kushtueshme.
Me xhama superspecialë. Me pigmentet më të kushtueshme. Me një kopsht 830 metra katrorë.
Nuk ka një kryeministër në Europë që të ketë një kopsht të tillë.
Ndaj dhe e them këtë, pastaj urdhëro pas një hetimi shqiptar dhe ndërkombëtar, Sali Berishës iu gjet zero, u detyruan ta akuzojnë se vajza e tij i ka paguar pushimet.
Historia ëm e turpshme në akuzën e botës.
I ka paguar një javë pushime.
Se vajza dhe dhëndri i tij kanë paguar tre fëmijë me autizëm në qendrën që e drejton e shoqja prej 20 vitesh pa asnjë qindarkë përfitim.
Thjesht vullnetarisht.
Ndaj dhe Desada ruaju nga propaganda se bëjnë gjithçka për të mbrojtur Edi Ramën.
Edi Rama është një e keqe e tmerrshme.
Është një gjenerator të zezash për këtë vend që duhet të ikë një minutë dhe më parë.

Po ndodh...

ide