Nard Ndoka ironizon kryeministrin Rama, ja çfarë do të ndodhte po të ndërhynte SHBA në zgjedhjet e 14 majit

27 Maj 2023, 16:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Nard Ndoka ironizon kryeministrin Rama, ja çfarë do të ndodhte

Kreu i PDK, Nard Ndoka është shprehur se kryeministri Edi Rama është gangster pasi fitoren në zgjedhje e kishte të sigurtë. 

Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se rezultatin e zgjedhjeve Rama e dinte sepse votat i kishte blerë.

Ndoka vazhdoi më tej duke thënë se edhe sikur të ndërhynte SHBA në këto zgjedhje, Rama e kishte “blerë” rezultatin e tyre.

“Edhe sikur të vinte presidenti i SHBA-së, të bënte Amerikë në Shqipëri, Rama e kishte blerë. Ky është edhe gangster, ky ta shkruan rezultatin para zgjedhjeve, 50+1 tha se i kishte blerë, e kishte të qartë çfarë do merrte. E ke parasysh çfarë terrorizmi politik bën ky njeri?” – u shpreh Ndoka. 

 

Po ndodh...