Ndryshimet në Kodin Penal drejtuesi i SPAK Altin Dumani: S’jemi të përfshirë në hartimin e draftit!
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar ndryshimet e propozuara nga qeveria për Kodin e ri Penal.
Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK u shpreh se debati për draftin ishte i pritshëm, por theksoi se diskutimi është “a ishte i nevojshëm një Kod i ri”.
Altin Dumani deklaroi se nuk janë përfshirë në hartimin e draftit dhe do të japë mendimin kur t’i vendoset në dispozicion.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme komentoi reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm duke shtuar se “në disa aspekte bie dakord me të”.
“Debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu dhe shoqëror. A ishte i nevojshëm një kodi i ri? Ky ishte debati që duhej bërë. Diskutimi duhet filluar në këtë mënyrë ‘a duhej një kod i ri’. Ne nuk jemi përfshirë në hartimin e këtij drafti
Ende nuk na është vënë në dispozicion drafti. Kur të na vihet në dispozicion do te japim mendimin tonë.
E kam ndjekur reagimin e prokurorit të përgjithshëm. Dhe në disa aspekte bie dakord me të”, theksoi Dumani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
