Ndryshimi i ligjit/ Bylykbashi: Rama nuk tërhiqet, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha sot se kryeministri Edi Rama nuk do të heqë dorë nga propozimi i tij për ndryshime ligjore në Kodin e Procedurës Penale, edhe pse mund të marrë një vërejtje për këtë në SHBA gjatë vizitës për ‘Bordin e Paqes’.
I ftuar në studion QUO VADIS, Bylykbashi u shpreh se pavarësisht pretendimeve të socialistëve se nisma ka efekt prapaveprues, sërish mbetet një ligj procedurial penal.
“Nuk besoj që Edi Rama do të tërhiqet, madje edhe sikur të zbresë këtu ‘Bordi i Paqes’. Nuk besoj, sepse është ekzistenciale. Pra, nuk është thjesht çështja te Balluku apo te një interes i thjeshtë, është çështje e nevojës së tij ekzistenciale, pasi ai goditet politikisht.
Nëse do të ketë një ‘dajak’ për këtë atje, kjo është histori tjetër. Unë po flas për gjendjen aktuale të gjërave, për atë që kemi parë këto ditë dhe për këtë propozim që është paraqitur. Tani debati do të jetë ky, ata do të pretendojnë se kjo ka efekt prapaveprues. Kushtetuta flet për ligjin penal favorizues që ka efekt prapaveprues, por ky është një ligj procedural penal”,-tha Bylykbashi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

