Në 2023 qytetarët i dhanë 7 bashki mbijetese, Berisha nuk ju jep asnjë vend në listat e mbyllura! Ata që humbën, morën vende të sigurta

17 Mars 2025, 16:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Në 2023 qytetarët i dhanë 7 bashki mbijetese, Berisha nuk ju jep

Zgjedhjet vendore të vitit 2023 Berisha i humbi thellë me rezultatin 54 me 7, dukë shënuar kështu rezultatin më të dobët në zgjedhjet vendore të kësaj partie.  

Berisha ja doli të merrte vetëm 7 bashki, Memaliajn, Kavajën, Mirditën, Hasin, Vaun e Dejës, Pukën dhe Himarën.

Këtë të fundit mund të themi se u humb në zgjedhjet e para 1 viti ku PS fitoi me Vangjel Tavon, ndërsa Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet nga një parti greke. 

Primaret e Berishës madje sollën që kandidati i Kavajës Hysen Kadiu doli më i votuari, po kjo nuk shërbeu që ai të futej në listë .  
 
Sipas tij i ishte premtuar një vend dhe për këtë arsye ai u tërhoq nga gara dhe për listën e hapur.
As Mirdita nuk ka një përfaqësues të vetin në listë, pasi në listën e mbyllur janë Gjekmarkaj e Elda Hoti. 
 
Në Memaliaj nuk ka asnjë kandidat pasi Gjirokastra ka në listë vetëm drejtuesin e qarkut Tritan Shehun.  
 
Kurse në qarkun Shkodër, përfaqësim në listat e mbyllura nuk kanë as Fushë Arrëzi dhe as Puka.  
 
Në Kukës, ashtu si në Gjirokastër, kandidati është vetëm 1, pra ai që drejton dhe qarkun. 
 
Pra vihet re se asnjë nga zonat e fituara nga PD, nuk ka asnjë në listën e mbyllur, por nga ana tjetër shihet se Berisha ka vendosur në lista të sigurta të  gjithë atë që humbën në 2023, duke nisur nga Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Igli Cara, Eduard Sharka dhe Zija Ismaili.

Të gjithë këta janë futur tek lista e sigurt dhe pse kanë humbur një betejë  për të drejtuar bashkitë më të mëdha në vend. /Alfapress.al 



 

Po ndodh...