"Nëse bën parlamentarin e bukur, kthehesh në dekor të regjimit!"/ Debat mes Bushatit dhe Dash Shehit

Dashamir Shehi mendon se mosbindja civile që opozita zotohet se do të ndërmarrë nuk është produktive dhe nuk e çon atë asgjëkundi, veçanërisht para zgjedhjeve parlamentare.
Ai ka debatuar me analistin Andi Bushati, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. Analisti tha se kur bën "parlamentarin e bukur" rrezikon të kthehesh në dekor për regjimin.
Pjesë nga debati:
Dash Shehi: A është kjo rruga për ta bërë produktive opozitën para zgjedhjeve? Dje u përjashtuan 24 deputetë, gabim i madh, nuk mund të përjashtohen se dogjën karrike, mund të jetë gjest simbolik. Ajo pala tjetër, edhe ajo e provokon që të dalin nga parlamenti. Para zgjedhjeve acarohet situata, ngrihen në mënyrë artificiale disa tema që nuk janë realiteti, për të zënë fushën dhe për të mos patur lojtarë të rinj. Ai thotë hajde digj karriken, ose thonë edhe ti Dash Shehi je me Edi Ramën. Ndërsa unë po i them edhe kam muaj që po i them, vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë, parlamenti është instrumenti më i fortë i jetës parlamentare. Gjysma e rezistencës opozitare është parlamenti. I bën dëm të madh opozitës kush heq parlamentin. Këtë bëri zoti Basha.
Andi Bushati: Kur në parlament të trajtojnë si palaço… Kur kërkon komision hetimor ai thotë nuk dua ta jap. Kërkon mocion, interpelancë dhe të rrish si kukull atje, të bësh parlamentarin e bukur, kthehesh në dekoracion të regjimit.
Dash Shehi: Kam frikë se janë kthyer këta në dekoracion. Aty ku duhet të denoncosh nuk ke patur parlament, sepse i duhet partia. Këtu flasin të gjithë në emër të popullit. I ftoj kolegët opozitarë, jetesa parlamentare, protesta në parlament, debati, denoncimi në parlament, është arma më e madhe që ka opozita.
Andi Bushati: Po çfarë të bëjnë në Parlament kur i kanë hequr instrumentat parlamentarë?
Dash Shehi: Nëse vazhdojmë me këtë, s'ka vlerë kjo pastaj, mbyllim Parlamentin. Pa Parlament opozita humb gjysmën e armëve të veta. Mbani mend parlamentin e 2019 që u mbush me karagjozë?
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


