"Nga babysiter në Athinë, sot u bë me jahte nga paratë tuaja“, Berisha takim në Kurbin: Nëse do kishte dënim me vdekje, Balluku do meritonte 2 të tilla

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës me demokratët e Kurbinit.
Berisha tha se jemi në një kohë kritike, por duhet që demokratët të ngrihen në protestë. Ai u ndal dhe te korrupsioni i dosjes së Balluku, tek 300 apartamentet dhe dy jahtet e saj.
Ndërkohë foli edhe për dosjen e AKSHI-t dhe koordinatorin e krimit me Edi Ramën, Ergys Agasin.
Berisha: Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysiter, mezi siguronte kafshatën e gojës në Athinë, kthehet punonjëse në bashki dhe tani me dy jahte me paratë tuaja. Jemi në një kohë kritike. Por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë t’ju japin atë që meritojnë.
Nëse do ishte dënim me vdekje të paktën do merrte dy dënime me vdekje. Nga ato që u ka bërë qytetarëve. Ky përsëri bllokon heqjen e imunitetit. Mbajtën dje 5 orë mbledhje dhe në fund urdhëroi kryetarin mbyll mbledhjen pa njoftim për mbledhjen tjetër. A mund të pranojmë më? A mund të bëjmë ne atë që bënë afrikanët ndaj figurave të tilla. Ne përmbysëm një diktaturë, dhe do përmbysim edhe këtë në mënyrën më të fuqishme më të vendosur dhe më shpejt.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
