Nga Gjylameti, Aulon Kalaja e deri tek Ilir Alimehmeti/ Cilët kandidatë kërkojnë nga KQZ pamjet filmike, pas dyshimeve për vjedhje votash

19 Maj 2025, 18:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga Gjylameti, Aulon Kalaja e deri tek Ilir Alimehmeti/ Cilët

Janë publikuar një pjesë e shkresave të kandidatëve të depozituara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të cilët kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave.

Dyshimet për manipulim të votave nuk janë vetëm nga ana e opozitës, por edhe nga mazhoranca, ku kërkesa në KQZ kanë depozituar Xhemal Qefalia, të cilit po ia merr mandatin në Tiranë Ornaldo Rakipi, si dhe Blerina Gjylameti, të cilët po ia merr mandatin Olta Xhaçka.

Po ashtu, kërkesë në KQZ për pamjet filmike ka bërë edhe deputeti socialist Frrok Gjini, i cili pretendon se votat preferenciale i janë tjetërsuar, edhe pse duhet theksuar fakti se në Shkodër PS nuk fitoi asnjë mandat nga lista e hapur.

Sa i përket opozitës, është kandidati i Kukësit Shkëlqim Shehu, të cilit ia mori mandatin Isuf Çelaj me një diferencë të ngushtë, vetëm falë votave të diasporës.

Po ashtu, edhe Ilir Alimehmeti kërkon pamjet filmike nga KQZ, të cilit mandatin e vetëm nga lista e hapur në Tiranë po e marr Jorida Tabaku, e cila ka më shumë vota nga ai.

Dhe kandidati Aulon Kalaja ka kërkuar pamjet filmike, pasi në Durrës mandatin e mori Arjan Ndoj. 

Po ndodh...

ide