Nga Sara Mila tek Jorida Tabaku/ Zonjat më të votuara të zgjedhjeve, ja emrat që ngelën jashtë

21 Maj 2025, 18:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga Sara Mila tek Jorida Tabaku/ Zonjat më të votuara të

Zgjedhjet e 11 majit kanë sjellë tashmë konfigurimin e 140 emrave të rinjë të parlamentit të ri.

Disa prej ligjvënësve janë emra të rinj, por shumica janë të njëjtët me emrat e legjislaturës së mëparshmë.
Pothuajse 92 deputetë u zgjodhën nga listat e mbyllura, kurse pjesa tjetër nga listat e hapura, ku Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të vendeve, rekordin e shënojnë Tirana dhe Fieri që kanë dërguar nga 7 deputetë secila nga listat e hapura në kuvend.

Nëse nga listat e hapura rezultojnë 3 meshkuj me vota prefereciale të parët, atëherë njëri prej tyre zëvëndësohet nga një grua sipas raportit të kuotave gjinore. Kjo ka bërë që shumë emra të ngelen jashtë dhe pse kanë marrë votat e nevojshme për të qënë në kuvend.

Në po sjellim emrat e zonjave më të votuara në vend ku spikasin Sara Mila në Elbasan, Jorida Tabaku në Tiranë që kanë afro 20 mijë vota secila.

Në Shkodër një ndër emrat më të votuar është ai i Edona Bilalit që ka marrë rreth 9924 vota, kurse në Lezhë ndër zonjat më të votuara është Marjana Neli me rreth 7000 vota. Asnjëra nuk arritën të merrnin mandat.

Andia Ulliri nga lista e PD nuk e mori dot mandatin dhe pse grumbulloi rreth 6000 vota. kurse në Durrës nga PS një rezultat të mirë e ka marrë Etleva Budini që hyn deputete për shkak të kuotave dhe pse ka vota më pak se dy kandidatët pararendës.

Po ashtu në Fier deputetja Antoneta Dhima ka marrë afro 8000 vota, kurse në Vlorë Brunilda Mersini rezulton ndër më të votuarat e zonjave, ndërsa dhe në parlament është futur dhe Zegjineja, që u bë e famshmë nga thirrjet që i bëntë Gaz Bardhit.
Mdër emrat më të votuar nga PD nga zonjat rezulton Silva Hasaj. Nga lista e hapur e PD nuk u mor asnjë mandat, pasi PD mori vetëm 4, duke djegur dhe 1 nga lista e mbyllur.

Për sa i përket Tiranës Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë siguruar dhe mandatet kanë më shumë vota, ndërsa ngelet jashtë Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Ermonela Felaj, Etilda Gjoni dhe Klotilda Bushka.
Nga zonjat e PD, mandat nuk ka arritur të marrë as Dhurata Çupi, Edit Harxhi apo Ilda Zhulali.

Për sa i përket qarkut Korcë, ndër zonjat më të votuara janë Jorida Mazelliu nga PD dhe Besa Spaho nga PS, e cila po ashtu ka marrë dhe mandatin e deputetes, duke lënë jashtë Enslemvera Zake, që është deputete aktuale dhe ndër drejtueset e qarkut në zgjedhjet e 2021.

Në Gjirokastër emrat më të votuar janë Alma Kore nga PD dhe Anila Dhimitri nga PS./Alfapress.al

 

Po ndodh...