Nga skenari i Rithemelimit për tensione, te përjashtimet, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Parlamenti i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të enjte, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar katër projektligje.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë 7 pika.
Fillimisht do të diskutohet projektligji për “burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”.
Po ashtu, në rend të ditës është edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.
Sakaq, dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Rithemelimit, u diskutua mbi skenarin që do të ndiqet sot në seancën plenare.
Mësohet se do të vijojë po i njëjti skenar, ai i bllokimit të punimeve të seancës, ndërsa tre deputetë u përjashtuan dje.
Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë.
-
Sot 7 Marsi, Rama uron mësuesit me "Himnin e Mësuesit''
7 Mars, 08:22
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
