Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, mungon Ristani, Gaz Paja dhe dy këshilltarë të tjerë të PS-së

Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do me kërkesë të socialistëve, pas urdhrit të Edi Ramës, do të votohet për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.
Mësohet se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mundon kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, si dhe tre këshilltarët socialistë Gazment Paja, Aldo Merkoçi dhe Joleza Koka.
Kujtojmë se Aldo Merkoçi bëri rezistencë edhe në firmosjen e relacioni, ku ishte kundër shkarkimit të Veliajt.
Këshilli Bashkiak i Tiranës, për shkarkimin e Veliajt do t’i referohet pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Gjithsesi, në këtë nen ka paqartësi dhe interpretim të kuadrit ligjor, pasi nuk përcaktohet nëse mungesa në detyrë duhet të jetë e arsyetuar apo jo, teksa Erion Veliaj ndodhet në burg që prej muajit shkurt kur u arrestua me urdhër të SPAK.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


